Freitag, 21. Februar 2014

AGIM GASHI - TRI POEZI



TRI POEZI

NJERIU PA ATDHE

Njeri pa atdhe është kurbetçari
Njeri që iu tretën kujtimet
Që s’ka as ëndërra
Njeri i shkretë është ai
Që pret dorën e huaj gjallë ta mbajë


Dhe ik o i mjerë
Ik shko në atdhe
Edhe nëse s’ke çati
Se një copë atdhe
Është ruajtur për ty


Lotët më janë bërë lum
Duke ia numruar plagët Arbërisë
E prapë në dhe të huaj
Njeri pa atdhe jam
Larg shumë larg Kosovës së përgjakur
Larg shumë larg oxhaqeve të rrënuara
Larg lisave e shtëpive të djegura
S’paska më keq se me vdekë

Nën hijet e shkurrave të huaja
 
KU DO TA LË
Gjendemi ne midis të errsirës
Më tmerrojnë ato që i shof
Plagë nuk janë
Çdo ditë lexohen kronika të zeza
E populli im nuk lirohet nga mentaliteti
E keqja nuk mundet me të keqën
Pak i shofim ato qe na ndodhin
Para nesh ngrihen re të zeza
Pse po përsëriten të kqijat
Hije të zezë po u lëmë
Brezave në kalim
Kisha pasë dëshirë të jem
Vetëm i vetëvetes
E ta mundim të keqen
E ardhmëja është e ëndërruara jonë
Lindjet e ardhëshme nuk ndalen
Kush e keqpërdorë lirinë
Ka gjak të shprishur
Ndjell fatkeqësi
Ku do ta lë ardhmërinë
Kur ta marr rrugën pë në amshim

MOS QOFSHA NË LËKUREN E VRASËSIT
Botën po e lajmëroj 
Me këtë poezi
Se vrasësi po më ndjek
Po ma ngulfatë dashurinë
Po ma zë frymën
Ai më ka hy në shtëpi
Në sofrën time është ulë
Lugët dhe kafshatët mi numron
Përtypjet mi ngulfatë 
Si hije më vjen pas
Jo nuk qenka hije
Vrasës me maskë qenka
Edhe vrasësit kanë ndryshuar
Imitim i karpatasëve është ky
Kjo tokë se ka pasë traditë
Shqiptari shqiptarin serbisht me e vra
Oh edhe vdekja dikur ishte me burrërore
Spaska më keq 
Kur shqiptari shqiptarin
Tradhetisht n´pusi e vranë 
Në shtëpi i hynë
Ia vranë rob e fëmi
E gjaku yt armik të bëhet 
Hej kafshë e zezë
N´Kosovë as vdekja nuk vonon

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen