Donnerstag, 13. Februar 2014

AGIM GASHI - KUR LINDË DIELLI

 

KUR LINDË DIELLI

Kur lindë dielli, lindë gëzimi, 

Na fillon një ditë e re, 
Gumëzhijnë shkollat, gëzohen qerdhet, 
Dardania plot hare.

Zgjohen nënat e puthin fmijët, 
Mësuesja me ditar në dorë, 
Doktoresha na e ruen shëndetin
Me mantelin bardhë si borë.

Zgjohet mbar Kosova ime
Qengji n´arë lëshon blegërimën. 
Si në kor zogjët e malit
Me atë këngë-cicërrimën.

Sa gëzim sot ka atdheu
Që sa vite ska robëri, 
Mos e ndalni ju fëmijë këngën 
Në gjashtëvjetorin Pavarsi!

13.02.2014
Düren

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen