Freitag, 1. August 2014

AGIM GASHI 
UDHËTIMI I FUNDIT I POETIT
(Elegji për poetin Shaban Cakollin)


 


U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli, 
Sot po niset për atdhe
N´arkivol  Shaban Cakolli.
 
O Shaban lulja e mërgimit
O poeti i fjalës së bardhë, 
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.
 
II
Çkan që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithëve po  largohet, 
Nuk na tha as lamtumirë!
 
Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi, 
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.
 
III
Në vend të huaj i mërguar
Kurr su ndale për atëdhe, 
O Shaban edhe pse ike
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.
 
Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë të re 
Në atë vend ku e rrokë freskia.
 
IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqëve vargje u dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Tjetren botë ua ndriqoje.
 
Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Pëvëlojnë këngën dhe melodinë.

30.07.2014
Düren