Mittwoch, 26. Februar 2014

AGIM GASHI - JE MË E MIRA ENGJËLLUSHË









JE MË E MIRA ENGJËLLUSHË



Të kam shpirt e të kam zemër

Ti gjithmonë ma di hallin,

Do të vij n´Kosvën time

Veç që ty ta puth ballin.

 

Të gjej n´gjum´ , të ledhtoj,

Shpirtit tend ti jap freski,

Zjarrin e zemrës së zhuritur

Të ma shuash me dashuri.

 

Je ma e mira engjëllushë

Shpirtit seç mi jep defrim,

Kur të zbardh agimi i verës

Te unë eja në përqafim.

 

Dashuria nuk njeh moshë

Ka shumë ngjyra dhe veç  jetë,

Kur njeriu e ka të dashurën

Është i pasur, ndjehet mbret!

 

Nga kurbeti përplot mall,

Vij tek ti shpirt fluturim,

Më hiq brengat e ma kthen jetën

Më shtërngo në përqafim.

 

Kam një lutje zemra ime,

Pasha Ty o me gjithë mend,

M´lejo t´puthë buzët e tua

E të vdes mbi gjoksin tënd!

 

25.02.14

Düren A.G.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen